Blakaj largohet nga Istogu, shkon në Gjermani

06 qershor 2023 | 13:35

Futbollisti i njohur Malsor Blakaj do të largohet nga skuadra e Istogut, pas shumë vitesh. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi nga Liga e Parë, derisa ka njoftuar se Blakaj do të vazhdoj jetën dhe karrierën në Gjermani.

“Pas shumë vitesh të kaluara në Istog që nga vitit 2012, Malsor Blakaj nuk është më pjesë e klubit tonë. Malsori karrierën dhe jetën do ta vazhdoj në Gjermani. Andaj FC Istogu e falënderon shumë për kontributin e tij të pashoq. Faleminderit ‘Coli’. Të priftë e mbara!”, ka njoftuar skuadra e Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për “Krijimin e Zonimit…