Blakqori: Premia minimale tek Drita është 5 mijë euro

07 dhjetor 2020 | 16:12

Drita ka arritur të marrë kreun e tabelës pas fitores së djeshme (e diel) ndaj Ballkanit me rezultat 2:1 në derbin e javës së 16-të.

Një nga futbollistët në fushë për “bardhekaltërit” ishte edhe mbrojtësi i krahut, Ilir Blakqori. Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Sporti Total”, derisa ka treguar për një premi që kanë fituar pas kësaj fitore.

“Po kemi pas shpërblim për këtë ndeshje dhe poashtu edhe shumicën e ndeshjeve të tjera. Nga 15 ndeshje në tetë kemi pasur premia për të fituar ndeshjet. Fillon nga 5 mijë euro e deri në 10 mijë euro, minimumi i premisë tek Drita është 5 mijë euro. Këto para pas fitores kryesia i ndanë në mes shtabit teknik dhe futbollistëve”, ka thënë Blakqori.

Drita momentalisht ka 36 pikë vetëm një më shumë se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur konkurs për organizimin…