Blerand Stavileci paditë Albin Kurtin për shpifje

25 prill 2019 | 18:06

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, ka paditur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, për shpifjet që ky i fundit ka bërë ditëve të fundit për ish-ministrin Stavileci.

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci e ka quajtur Kurtin shpifarak për çka ka thënë se do të japë llogari në gjykatë.

“Shpifarak, ja ku e ke padinë. S’të mjaftuan dështimet në shumësinë e roleve tua si mohues i shtetit tënd, prishës i rendit, qetësisë dhe sigurisë, gurëhedhës, gazhedhës, mollotovhedhës, zollahedhës, sulmues i policëve, indoktrinues e sektaxhi i rrezikshëm, parashpëlarës, përçarës, nxitës i vëllavrasjeve dhe vetëvrasjeve, regjisor i orgjive seksuale, kështu që tash ke marrë një rol të ri, atë të shpifarakut. Të uroj sukses edhe në këtë mision të dështuar! Para se të njoftohesh me padinë, kuptoje nocionin nga i cili të rrjedhë ajo”, ka shkruar Stavileci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…