Pacolli: Nëse Jovanoviq keqtrajtohet, do ta shqyrtojmë prezencën tonë diplomatike në Serbi

25 prill 2019 | 17:54

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Serbia po vazhdon fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj.

Ai ka vlerësuar se arrestimi i sotshëm i këshilltarit të kryeministrit, Srdjan Jovanoviq, nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë.

“Ky regjim jodemokratik i arreston serbët e Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë i bën me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjikë primitive sipas së cilës serbët kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftëra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se do të kërkojnë nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviq keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shihet mundësia e mbylljes së përkohshme të prezencës diplomatike të Kosovës në Serbi.

“Është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit”, ka deklaruar Pacolli.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin…