Blerim Latifi: Në Koshare u nderua emri i kombit

09 prill 2019 | 12:06

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 20-vjetorin e betejës së Koshares, në cilën ka ishte protagonist, ka thënë se në malet e Koshares është nderuar kombi shqiptar dhe armët e UÇK-së.

“Në këto male u nderuan armët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U nderua emri i kombit. Ne që ishim në malet e Koshares, kishim dy ëndrra: të zbrisnim në rrafsh dhe ta shihnim të lirë Kosovën. 114 prej nesh nuk i jetuan këto ëndrra. Ata ranë që të tjerët t’i jetojnë ato. Ata ranë që kurrë më në këto male të mos ketë kufij dhe tela me gjemba që ndajnë shqiptarët”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people standing, outdoor and natureImage may contain: 2 people, outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka takuar…