Blerim Latifi publikon fotografinë e rrallë të Adem Demaçit derisa ky i fundit konfrontohej me policinë serbe

26 shkurt 2021 | 21:35

Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka shpërndarë një fotografi të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit derisa konfrontohej me policinë serbe.

Latifi ia ka bashkangjitur edhe disa fjalë fotografisë, duke thënë se Demaçi ishte në mesin e atyre që nuk dinin as të frikësoheshin e as nuk bliheshin dot

“Regjimet shtypëse rëndom i përdorin dy metoda për t’i thyer disidentët: korruptimin ose frikësimin. Demaçi ishte në mesin e atyre që nuk dinin as të frikësoheshin e as nuk bliheshin dot. Ai e dinte se ideja e lirisë mbahet gjallë veç duke mposhtur frikën nga vdekja. Kjo fotografi e tregon gjithë shpirtin e tij”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Kjo fotografi u shpërnda edhe nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila tha se kjo është pa dyshim një nga fotografitë më ikonike të Adem Demaçit.

Kujtojmë se sot është 85-vjetori i lindjes së veprimtarit Adem Demaçi.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në një…