Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

27 tetor 2026 | 18:28

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka deklaruar se përsëritja e shpeshtë e vrasjeve duhet të shërbejë si alarm për institucionet e drejtësisë, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga Prokuroria, Gjykata dhe hetuesit.

“Vrasjet janë fenomen të cilët asnjë shtet s’ka arrit me i ndal, ka edhe në vende të tjera, mirëpo përsëritja e shpeshtë neve duhet të na tingëllojë si alarm. Prokuroria duhet të jetë më shumë në nivel të detyrës, po ashtu edhe Gjykata e hetuesit. LVV është grupimi politik që ka pasur më shumë vërejtje në funksionimin e sistemeve të drejtësisë”, ka deklaruar Abrashi.

Duke folur edhe për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale, Abrashi ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar kjo çështje, duke thënë se mungesa e një shqyrtimi serioz nuk u shërben ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

“Ngutja për ta miratuar ndryshim-ligjin e Gjykatës Speciale pa e trajtuar seriozisht, nuk do t’i bëjë nder të akuzuarve padrejtësisht në Hagë, por nuk na kanë dëgjuar, i kemi shprehur pikat ku nuk pajtohemi, as që kanë dashur me diskutuar këtë punë. Kundërshtimi që ne kemi bërë në Gjykatën Speciale ka qenë mbi bazë parimore dhe tash dëshirojmë me reflektuar, por jo në mënyrën që ata kanë dashur me zgjedh. Zgjidhja e vetme në këtë situatë që shkon në favor të ish-krerëve të UÇK-së është që kemi një mobilizim tonin dhe resurseve tona që ta vërtetojmë pafajësinë në shkallën e dytë, pra në Apel. Kjo është rruga më e mirë, e sigurt dhe e drejtë”, ka thënë Abrashi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën…