Blerim Reka shpall kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut

28 shkurt 2019 | 11:16

Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka shpallur kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut.

Reka në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se në zgjedhjet presidenciale do të garojë si kandidat i pavarur.

“Në pamundësi t’u përgjigjem gjitha medieve dhe miqve, përmes këtij njoftimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shpresë se do të përkrahet”.

“Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multietnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik, e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe të votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”, ka shkruar Reka.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në…