
Blerim Xhemaili angazhohet si analist në televizionin zviceran
22 shtator 2025
| 14:48
Ish-futbollisti i njohur, Blerim Xhemaili, është punësuar si ekspert i futbollit në televizionin zviceran “Blue Sport”.
Xhemaili do t’i komentojë ndeshjet e klubeve zvicerane në garat evropiane. Baseli, Young Boysi dhe Lausanne janë ekipet zvicerane që këtë edicion janë pjesë e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.
Pos Xhemailit edhe ish-futbollisti, Michael Lang, është angazhuar si ekspert.
39-vjeçari Xhemaili ka karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur në skuadra si Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna e Zurich. Për Përfaqësuesen e Zvicrës, Xhemaili ka zhvilluar 69 ndeshje dhe ka realizuar 11 gola.