Bletët “pushtojnë” të famshmin “Times Square”

31 gusht 2018 | 11:30

Mijëra bletë “pushtuan” pjesë të “Times Square” duke krijuar panik te turistët dhe kalimtarët. Bletët u vendosën më pas në kioskën e një shitësi në “43 Street and Broadway”.

Masa e insekteve ishte aq e dendur sa ulte nga pesha pjesë të çadrës së shitësit që shërbente “hot dog”. Incidenti zgjati rreth një orë para se ekipi i posaçëm i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut t’i merrte bletët dhe t’i dërgonte diku tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin…