Blin Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës Evropiane

15 tetor 2023 | 15:02

Xhudisti Blin Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Kuka, i cili garon në kategorinë deri në 90 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, deri në të dytin triumfoi ndaj belgut, David Ngouou.

Përderisa në çerekfinale, ai ka fituar ndaj xhudisti polak Adam Grzeskowiak.

Kuka në gjysmëfinale do të ketë punë me xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë thirrje për korridore humanitare për të…