BLINKEN DHE KURTI

15 janar 2022 | 00:57


Ismet Sylejmani

Letra e 11 Janarit 2022 e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, drejtuar Kryeministrit Kurti, është ngjarje me rëndësi të madhe historike!

Është me rëndësi të madhe se letra e Sekretarit Amerikan të Shetit Blinken, fillon me: “… Mardhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovën e pavarur dhe sovrane…”!

Fakti se Sekretari Amerikan i Shtetit e quan edhe me 11 Janar 2022 Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, është edhe një argument i madh se qendrimi i Kosoves dhe institucioneve te saje karshi Serbisë duhet te jete ne kete fryme, pra ne akord te plote me qendrimin amerikan, qe do te jete ne vijën e afirmuar euroatlantike!

Falenderimi i Sekretarit Amerikan te Shetit per strehimin e afganeve në Kosovë, eshte madheshtore dhe mirenjohje e madhe qe i vjen Kosoves heroike nga aleati i madh dhe historik Amerika!

Faleminderit Sekretari i Shtetit të SHBA-së që mbeshtetesh ne lidershipin kosovar, kjo na burrnon edhe me shume dhe na obligon edhe më teper!

Kosova do ta ketë për nderë dhe e ka për obligim ta zbatojë agjenden e Presidentit Biden!
Agjenda e Presidentit Biden, jo vetëm është pro Kosoves, por për më tepër është edhe anti ruse, e rrejdhimisht edhe kundër apetiteve të Serbisë pushtuese mbi Kosovë!
Zbatimi i agjendes se Presidentit Biden për Kosovën, që êshtë në favor të Kosovës është nderim dhe obligim i madh për Kosovën dhe institucionet e saja!

Kryeministri Kurti duhet të mbajë shënim dhe te zbatojë agjenden e Presidentit Biden për Kosovën, sepse te kjo agjendë e te Presidenti Biden, Kosova ka aleatin besnik dhe historik te ndihmës së panjohur e të pashembullt për çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Me Amerikën e për Kosovën, Kryeministri Kurti dhe të gjithë të tjerët pas Tij, duhet të jenë në unison të plotë dhe të ecim përpara, në rrugë e platformë euroatlantike dhe me prioritete e fokus të theksuar të traditës progresive kombëtare shqiptare!

Letrat e Amerikes dhe të Presidentëve e Sekretarëve, Ambasadorëve e të derguarve special të Saj, janë e do të mbeten dokumente e thesare me vlera të mëdha për Kosovën dhe popullin e Kombin shqiptar!

Prushtinë, 15 Janar 2022!

Image

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka…