SHKATËRRUESIT E KOSOVËS, ZBARKOJNË NË SHQIPËRI
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Dyfytyrësia kurti (z) ane: Në këtë mbrëmje në Tiranë edhe sot, për herë të 23-të do të mbahen protesta në pamje për çështje mjedisore, siç janë ruajtja e Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës ndërsa, në fakt, është grushtshtet kundër KM të Shqipërisë, Edvin Ramës dhe kundër investimeve strategjike amerikane duke e identifikuar me familjen Tramp. Është një arsyetim thuaja cinik, thënë më së buti se qëllimi kryesor është mbrojtja dhe ruajtja e llojeve të shpezëve që karakterizojnë atë mjedis siç janë flamingot. Zvërneci dhe Laguna e Nartës shërbyen vetëm si një pikënisje e një orteku shkatërrues ku përfshihen Sazani, Gjiri i Kakomesë, Rrjolli, Butrinti etj. Po bëhen përpjekje që të ndërtohet një Shqipëri e Re, si ajo e vitit 1997 në Vlorë ku u përmbysë rendi juridik dhe institucionet shtetërore u dogjën ose u braktisën. Rendin dhe ligjin e caktonin bandat e Zani Çaushit, banda e Gaxhait, banda e Mandelës (Eduard Peqini) etj. Edhe ata e donin një Shqipëri të Re – poskomuniste. Në Shqipëri, për herë të parë kam qenë në vitin 1990, me Hajrullah Ukën, një patriot i vendosur. Kemi hyrë kah Struga. Në atë kohë Shqipëria ka qenë në mjerimin më të thellë të mundur, e paimagjinueshme dhe e pabesueshme për ata që kishin jetuar në rrethana tjera. Të verbër nga idealizmi dhe dashuria për Shqipërinë, nuk e pranonim këtë realitet. Në tërë Tiranën nuk gjeje vend për të fjetur apo për t’u ushqyer. Hotel “Dajti” dhe hotel “Tirana” ishin stërmbushur me të huaj edhe me ato pak kapacitete. Kemi paguar 20 DM për ta kaluar një natë ulur në një karrige. Turizmi në Durrës ishte zero. Në vitin 2000 kam shkuar për herë të parë në Sarandë ndërkaq që rruga, nga kufiri në Kukës ishte tmerri vet. Pastaj Lushnje – Fier ishte pa një cm asfalt, plotë gurë dhe pluhur. Fier – Levan në rastin më të mirë kalohej për 1.5 deri 2 orë kurse tani kalohet për 10 minuta. Rruga Vlorë – Sarandë, buzë detit i ngjante relit Paris – Dakar. Saranda e asaj kohe kishte plotë portokalle, limonë, banane kurse shumë pak vende për vizitorë. Ishin hotel “Butrinti”, “Grandi”, “Sejko”, “Delfini” dhe ca të tjerë. Që nga ky vit pushimet i kam bërë në Sarandë tek Beni – “Hotel Iliria” dhe në Ksamil, “te Guri”. Pra, që nga viti 1990 jam dëshmitarë i gjallë i ecjes së Shqipërisë drejt përparimit dhe zhvillimit deri në kohën e “Revolucionit të flamengove”. Dhe e them se në këtë periudhë 1990 – 2026, të gjitha shtetet e Ballkanit bashkë nuk janë zhvilluar sa Shqipëria e vetme! Në politikë nuk jam i majtë, e konsideroj veten nacionalist pozitiv dhe konstruktiv prandaj nuk kam pasur kurrfarë mendimi pozitiv për Enver Hoxhën. Nuk kam as për Sali Berishën, mendoj se si kripto komunist, më së shumti e ka dëmtuar demokracinë në Shqipëri. Nëse dikush ia ka ndryshuar fytyrën Shqipërisë, ai është Edvin Rama. Aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë i kemi dy të krisur që kanë prirje dhe pushtet autoritar: Edvin Rama dhe Albin Kurthi. Edvin Rama është i krisur konstruktiv, Albin Kurthi është i krisur destruktiv. Në kohën kur Edvin Rama ndërton, Albin Kurthi shkatërron! Në kohën kur Shqipëria është anëtare thuaja e të gjithë mekanizmave ndërkombëtare dhe në prag të anëtarësimit në BE, Kosova nuk është asgjëkundi! Me meritën e Albin Kurthit. Kur Edvin Rama fliste për shqiptarët e Luginës, Malit të Zi dhe në Maqedoni të Veriut nga pozita e një Piemonti (përbashkimi) cilësohej si patriot. Vetëm në Kosovë nga Kurthi (sidomos) dhe nga pjesëtarët e kombit të rremë kosovar, neojugosllavët dhe zagarët e Albinit sulmohej si paternalist. I mohohej e drejta të flasë në emër të Kosovës.
“Bashkimi kombëtar” i Albin Kurthit: Karemi kryesor mashtrues i Kurthit për të hyrë në politikë ishte bashkimi kombëtar. Kush nuk e donë bashkimin përveç Nexhit, Halilit, Surroit, Gashit, Gjinovcit, atij që flet në emër të Kronikës së m…t, “prof. dr. Ramçe Llaskucit, Agim Paçurkës, Matoshkës dhe trushpëlarëve të tjerë të LV-së. Dejona Mihali është aktiviste e vendosur për bashkim kombëtar me …..Greqinë apo Serbinë në emër të Megali Idea dhe Velika Serbia. Kurthi çoi aktivistë në vrasje dhe vetëvrasje (Arben Xheladini dhe Mon Balaj), (Arbnor dhe Astrit Dehari) për ide, premtime dhe parime të cilat vet i ka tradhtuar që të gjitha dhe cep më cep. Mashtruesi!
Shiheni dallimin në ndërhyrje midis Edi Ramës dhe Albin Kurthit. Albin Kurthi ndërhyri në zgjedhje në Shqipëri përmes vazalëve sahanlëpirës si Dejona Mihali, Elpis Hoxha, Bojken Abazi dhe Hysamedin Ferraj me emrin artistik; Hys Ferri – Xhehnemi. Dhe dështoi! Në Luginë instaloi dyshen e rrogëtarëve, Ardita dhe Ragmia që më parë kishin dhe edhe sot marrin rrogë nga Hekuran pisi, përgjegjës i grazhdit të Albin Babës dhe 400000 hajnave.
Në Mal të Zi e përkrahu “shqiptarin” çetnik, Dino Abazoviq që shqiptarët i solli në fund të pusit, po të mos ishte Milo Gjukanoviq, sa për Avazoviqin dhe Kurthin do të mbetej Mali i Zi pa asnjë shqiptar.
Në Maqedoni të Veriut, Kurthi me mikun që e ka për zemër, Hristijan Mickoski luftuan si armikun më të madh Ali Ahmetin dhe krahun e luftës duke e kriminalizuar luftën duke i zëvendësuar me Bekim koçen, bilalla e izeta, gasha e dasha që janë më antishqiptarë se shovinistja Silanovka dhe racisti Mickoski. Rezultati i këtij barbarizmi antikombëtar të Kurthit është se shqiptarët, edhe ndonjë ditë do të mund ta përdorin lirisht gjuhën shqipe në komunikime private. Albin Kurthi po e ndihmon Botën Serbe në Maqedoni të Veriut duke e rrënuar identitetin dhe qenien shqiptare!
Dje, Edi Rama e mbrojti Kurthin duke deklaruar se ky i fundit nuk ka gisht e as dorë në këto protesta në kohën kur asnjë pordhë e vetme në LV nuk shkrepet pa lejen e Kurthit. Kurthin e njoh që nga koha e paraluftës, e kam përkrahur shumë në kohën kur të gjithë ishin kundër tij. Edhe ata që ishin me te e që sot, ose janë larguar vet, ose janë përzënë nga Kurthi. E di shumë mirë edhe rastin e Binçes, edhe të Jelena Bjelicës ndërsa Ritën e njoh para se ta ketë takuar Kurthi. I di 100 për qind raportet e Kurthit me Bacën Adem. Prapaskenat dhe poshtërsitë. Edhe të vëllezërve Dehari. Edhe të kësaj antikombëtares Mihali. Dhe shumë të tjera që, nëse Zoti më jep jetë dhe mend, do t’i nxjerrë në dritë.
Me një reagim të një “defi të shqyer” por jo edhe nga Kurthi, u bë përpjekje që të distancohen nga pjesëmarrja e LV-së në këto protesta duke u arsyetuar se mund të ketë aktivistë të LV-së. Vërtetë Kurthi nuk ishte parë në protesta por ma thoni se kur ishte vet në Shqipëri herën e fundit? Edhe alter ego e Kurthit për të gjitha të zezat që po ndodhin në Kosovë, eminenca gri e korrupsionit, krimit të organizuar dhe antikombëtarizmit, Dejona Mihali po thotë se është vetëm një aktiviste ndonëse nuk lë vend pa i futur hundët! Gani Krasniqi, një patriot i devotshëm, me një idealizëm si relikt i të kaluarës fort po e mbron këtë sekseren e Kurthit kurse babain e saj vetëm sa nuk e ka bërë zëvendës të komandantit legjendar, Adem Jashari. Aleksander Mihali ka kontribuar për UÇK-në për aq sa unë e kam ndihmuar Mao ce Dunin në Marshin e Madh Kinez kundër Qang aj Shekut.
Se qytetarët e Shqipërisë kanë drejtë të kërkojnë ndryshime është e padiskutueshme. Edhe përmes “Revolucionit të Flamingove”. Mirëpo, në anën tjetër me çfarë të drejte qytetarët e Kosovës që në oborrin e tyre nuk e kanë asnjë pulë të vetme shprehin aq vullnet, pasion dhe përkushtim t’i mbrojnë flamingot ndonëse kurrë nuk i kanë parë. Secili, në rrethin ku jeton i njehë “mbrojtësit e flamengove” që në mënyrë të organizuar kanë zbarkuar në Tiranë, me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Një numër i tyre për herë të parë kanë shkuar në Tiranë dhe Shqipëri, me mision për të shkaktuar trazira dhe rrëzuar KM Rama dhe qeverinë e Shqipërisë sikur dikur bellogardistët e Vangelovit dhe xhandarët e Nikolla Pashiqit që përmbysën demokracinë e brishtë në Shqipëri për ta sjellur Zogun. Qytetarët e Kosovës apo viseve tjera ku jetojnë shqiptarët nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë kundër institucioneve shqiptare aq më parë që askush nuk e kërkon nga ata që ta bëjnë këtë veprim. Ishin disa kokrra idiotësh që thirrnin për revolucion, mbase të haxhi Qamilit për t’i futur zjarrin Shqipërisë. Patriotët e vërtetë shqiptarë e duan Shqipërinë dhe i gëzohen çdo suksesi. “Mbrojtësit e flamengove” nga Kosova nuk kanë asgjë patriotike dhe shqiptare, janë keqpërdorues të situatës dhe përfitues ordinerë. Albin Kurthi jo që nuk mund të lahet nga përgjegjësia për këtë ndërhyrje brutale në Shqipëri por sikur dikur Neroni do të kënaqet nëse Shqipëria përfshihet në një destabilizim kurthian. Nuk mund ta gjeni asnjë ushtar të UÇK-së që përkrahë destabilizimin e Shqipërisë as sot dhe asnjëherë! Edi Rama është arrogant, shpërfillës, mendjemadh mirëpo kurrë nuk do të punojë kundër shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës si dhe vendeve ku jetojnë shqiptarët. Prandaj nuk duhet të jep dorëheqje dhe nuk duhet ta lejojë kurtizimin e Shqipërisë. Nëse qytetarët e Shqipërisë duan ndryshime, qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të ngatërrohen aq më parë që Kurthi me 400000 hajdutët e ka shndërruar Kosovën në tokë të djegur, vend të pajetueshëm dhe ku shpresës për një të ardhme më të mirë ia ka mbyllur të gjitha rrugët dhe mundësitë me qeverisje amatore dhe antikombëtare. Shqipëria duhet, ajo nuk luftohet sepse është rrënja, trungu dhe degëzimi i shqiptarisë. Degët mund të jenë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë apo në vende tjera por rrënjët dhe trungu ishin, janë dhe do të mbeten në Shqipëri.
Po ku ka si ty moj Shqipëria ime……është hymn i shpresës dhe jetës, gjenetikës shqiptare dhe vet ekzistencës. Rroftë Shqipëria!



