Blinken: ShBA, përkrah Ukrainës

06 maj 2021 | 13:55

Amerika do të qëndrojnë krah Ukrainës për të garantuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e saj përballë Rusisë.

Tensionet Ukrainë-Rusi sollën të enjten në Kiev Sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

Në takimin me homologun ukrainas, Blinken tha se agresioni rus nuk e ndihmon asnjërën palë.

“Realisht jam për një arsye të thjeshtë, që në emër të presidentit Bajden të konfirmoj me forcë zotimin tonë për partneritet mes dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Gjatë vizitës në Ukrainë, kryediplomati amerikan takoi presidentin Volodimir Zelenski, parlamentarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike…