
Blinkeni, në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë një udhëtim të paparalajmëruar në Kabul, për t’i njoftuar zyrtarët atje me planet e ShBA-së për tërheqjen e trupave deri më 11 shtator.
Vizita e Blinkenit vjen disa orë pas njoftimit të presidentit amerikan, Joe Biden, se ai do t’i japë fund luftës më të gjatë të ShBA-së, duke i kthyer në shtëpi 2 mijë e 500 trupat e mbetura amerikane në Afganistan.
Blinkeni ka takuar presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe zyrtarë të lartë amerikanë në Kabul.
“Me vizitën time, dua të demonstroj përkushtimin e vazhdueshëm të ShBA-së ndaj Republikës Islamike dhe popullit të Afganistanit. Partneriteti po ndryshon, por vetë partneriteti është i qëndrueshëm”, ka thënë Blinkeni pas takimit me Ghanin.
Ndërsa presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka thënë se respektojnë e ShBA-së për tërheqjen e trupave nga Agfanisitini
Një ditë më herët, edhe NATO-ja ka njoftuar se 7 mijë ushtarët e saj joamerikanë në Afganistan do të largohen po ashtu nga ky vend, brenda disa muajsh.
NATO-ja, e udhëhequr nga ShBA-ja, ka ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, pak javë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Që nga ajo kohë, mbi 2 mijë e 300 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në luftën në Afganistan.