Osmani: Pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon

15 prill 2021 | 16:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të rreshtin se punuari deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Këtë zotim, ajo e ka dhënë gjatë takimit me drejtueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

“Të zhdukurit me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së Kosovës, afër 1 700 nga të cilët vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, janë plaga jonë e përbashkët, për gjetjen e të cilëve ne nuk do të reshtim së punuari asnjë minutë të vetme dhe pa zbardhjen e fatit të të cilëve nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon. Këtë zotim ua bëmë sot së bashku me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe nënkryetaren Bogujevci, drejtuesve të shoqatës ‘Thirrjet e Nënave’, të cilave u premtuam se do t’i bashkërendojmë veprimet institucionale për të kërkuar fuqishëm dhe pandërprerë fatin e të dashurve tanë, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë”.

“Për institucionet e reja të vendit gjetja e më të dashurve– vajzave dhe djemve të cilët tashmë janë të të gjithë Kosovës, është prioritet. Dhembja për ta është e përhershme dhe bëhet edhe më e rëndë kur e mendojmë se fatin e tyre e ka në dorë edhe më tej shteti serb, i cili është përgjegjës për zhdukjen e tyre me dhunë, si element i qartë i qëllimit gjenocidal”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot shefen…