Blinkeni shkon në Tel Aviv, shpreh qëndrimin amerikan për Izraelin dhe Hamasin

01 maj 2024 | 09:11

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, po qëndron në Tel Aviv të Izraelit.

Tashmë ai ka takuar presidentin izraelit Isaac Herzog dhe ka folur edhe për synimin që të arrihet armëpushimi në konfliktin në Gaza, raporton The Guardian.

“Edhe në këto kohë të rënda ne jemi të përcaktuar për ta arritur armëpushimin që sjell pengjet në shtëpi – dhe kjo të arrihet që tani. E vetmja arsye që mund të mos arrihet është Hamasi”, ka thënë Blinken para medieve.

“Ne duhet të jemi të fokusuar tek njerëzit që janë duke vuajtur nga kjo luftë”.

Blinken ka shtuar se janë të fokusuar edhe për të dhënë asistencë me ushqim, barna, ujë dhe strehim.

Gjatë së mërkurës Blinkeni do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain janë prej katër skuadrave më…