Tjetër përballje mes Dortmundit dhe PSG-së

01 maj 2024 | 08:52

Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain janë prej katër skuadrave më të suksesshme në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023/2024, pasi ishin së bashku në grup dhe kanë arritur deri në fazën gjysmëfinale.

Në përballjet në kuadër të Grupit F, PSG-ja fitoi si vendas me rezultat 2-0, ndërsa në Gjermani rezultati ishte 1-1.

Sonte (e mërkurë) këto dy skuadra e ndajnë mejdanin në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale, e cila zhvillohet në “Westfalenstadion”.

Në çerekfinale këto dy klube eliminuan skuadrat spanjolle. Dortmundi eliminoi Atletico Madridin, kurse PSG-ja eliminoi Barcelonën dhe tash do të luftojnë për plasman në finalen e madhe.

Në fundjavë, në kuadër të Bundesligës, Dortmundi pësoi humbje të thellë nga RB Leipzigu (4-1) dhe aktualisht është në vendin e pestë. Kjo skuadër pritet të jetë pjesëmarrëse edhe edicionin tjetër në garën më të fortë në futboll.

Në nën tjetër, Parisi ishte duke humbur nga Le Havre me rezultat 1-3, por me dy golat e Mbappes dhe Ramosit në minutat shtesë arriti të shpëtojë nga humbja dhe në këtë mënyrë festoi edhe titullin në Ligën 1. Mungesat e klubit gjerman për ndeshjen e parë janë Ramy Bensebaini dhe Sebastien Haller, derisa në dyshim mbesin Ian Maatsen dhe Donyell Malen. Për klubin francez mungojnë Presnel Kimpembe, Layvin Kurzawa dhe Sergio Rico.

Formacionet e mundshme:

Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Danilo, Hernandez; Vitinha, Zaire-Emery; Dembele, Asensio, Barcola; Mbappe.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky…