Bllaca e Suharekës mbështet Limajn për zgjedhjet e 14 shkurtit

21 janar 2021 | 11:55

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë në Bllacë ka takuar bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të familjeve të dëshmorëve dhe invalidë të luftës, me të cilët ka biseduar rreth nevojës për tu bashkuar sa më shumë krah forcës së tij politike që për qëllim ka të mirën e atdheut.

“Në këtë takim, para patriotëve të kësaj zone shpalosa vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe rëndësinë e madhe që ka rreshtimi i tyre dhe njerëzve të mirë anekënd vendit, në mbështetje të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Lideri i Nismës, në fund të takimit ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Bllacës që po i japin Nismës dhe projektit të tij politik përkrahje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurt.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj gjuhës…