
Bllokohen disa minatorë në një galeri në Martanesh të Shqipërisë
11 maj 2021
| 14:21
Disa minatorë janë bllokuar në një galeri miniere në Martanesh të Shqipërisë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa aksidenti raportohet se ka ndodhur në minierën në fshatin Thekën.
Drejt zonës janë nisur ambulanca nga Bulqiza dhe forca të Policisë.
Një telefonatë që ka mbërritur në spitalin e Bulqizës ka kërkuar ndihmë për minatorët.
Katër ambulanca dhe policia kanë shkuar drejt minierës, ku duhet të paktën dy orë rrugë, raporton “Ora News”