Guvernatori i BQK-së dhe ekspertët e Misionit të FMN-së diskutojnë për progresin e reformës së mbikëqyrjes bankare

23 maj 2025 | 11:31

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorin Milot Cakaj dhe bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi takim me ekspertët e lartë të angazhuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në përbërje të Valter Borges de Araujo Neto dhe Rita Tam, në kuadër të asistencës teknike të FMN-së.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi ecurinë e zhvillimeve për avancimin e procesit të rishikimit mbikëqyrës sipas aktiviteteve të parapara në udhërrëfyesin e miratuar nga BQK për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka (SREP).

Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për të ndërtuar një sistem mbikëqyrës të fortë, transparent dhe në përputhje me kërkesat e një tregu financiar modern dhe të integruar.

Në anën tjetër, ekspertët e FMN-së vlerësuan progresin e arritur nga BQK-ja në aktivitetet e parapara në udhërrëfyesin e miratuar për SREP dhe shprehën gatishmërinë për të ofruar mbështetje teknike dhe këshillimore në fazat e ardhshme të reformës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…