Bllokohet Prishtina, qytetarët të nervozuar u bien borive

28 tetor 10:57

Trafiku në kryeqytet është bllokuar. Kolona të gjata janë krijuar në rrugët kryesore të Prishtinës.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka filluar sot testimin e tretë për shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Pamjet nga tollovia e krijuar janë publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”.

Në video dëgjohen edhe boritë e veturave.  

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka njoftuar para dy ditësh se testimi do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën.

“Ju njoftojmë se, se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, qarkullimi për transportin publik në rrugët e mbyllura do të duhet të bëhet me shpejtësi minimale të lëvizjes.

“Rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes. Rruga ‘George Bush’ deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga ‘Garibardi’ deri tek semaforët pranë rrugës ‘Dritan Hoxha’”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është në mes të një udhëtimi tjetër vullnetmirë…