Bloomberg do të shpenzojë 1 miliardë dollarë për fushatën presidenciale në SHBA

13 janar 2020 | 14:25

Miliarderi Michael Bloomberg nuk e përjashton mundësinë se do të shpenzojë 1 miliardë dollarë nga pasuria e tij për garën presidenciale në SHBA, edhe nëse nuk do të marrë nominimin si kandidat për president nga demokratët.

Ai ka siguruar se do të aktivizohet për të ndihmuar senatorët që janë në garë Bernie Sanders ose Elizabeth Warren, nëse ndonjëri do të fitojë garën e parë të nominimit, shkruan “scantv”.

Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut ka një pasuri që arrin në 50 miliardë dollarë dhe deri më tani ka shpenzuar 200 milion dollarë në spote publicitare, me një ritëm shpenzimesh që brenda marsit do të jetë e barabartë me shumën e investuar nga Barack Obama përgjatë të gjithë fushatës elektorale të vitit 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, është në shënjestrën…