Boatengu, afër rikthimit në Bundesliga

07 nëntor 2023 | 11:56

Jerome Boateng u stërvit për një kohë të gjatë me Bayern Munchen dhe dukej pranë nënshkrimit të kontratës me ish-klubin e tij, por në fund bavarezët vendosën të mos firmosin me mbrojtësin.

Tani, megjithatë, ka një tjetër klub të Bundesligës që dëshiron shërbimet e tij. Sipas informacioneve të “Sport Bild”, ekipi i interesuar është Heidenheim, klub i sapo promovuar në elitë dhe aktualisht i 13-ti në tabelë.

Boateng, 35 vjeçar, do të sillte përvojë në një grup pa lojtarë me emër dhe mund të ishte i dobishëm në arritjen e objektivit të qëndrimit mes më të mirëve. Futbollisti ka luajtur më parë për skuadra si Hertha Berlin, Manchester City edhe Lyon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjergj Dedaj ka vazhduar dëshminë e tij para Prokurorit të…