
Bogujevci e LV-së reagon pas vendimit të Kushtetueses: Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari
08 gusht 2025
| 15:39
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka bërë një interpretim skandaloz të aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sikurse Dejona Mihali edhe ajo është lëshuar në sulme ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Bogujevci ka pretenduar se demokracia përfaqësuese është anuluar sot.
“Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më. Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari. 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, ka shkruar Bogujevci në “Facebook”.