Boksierët e Kosovës udhëtojnë drejt turneut kualifikues për Lojërat Olimpike

28 shkurt 2024 | 13:33

Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se boksierët e Kosovës, vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku do të udhëtojnë të enjten në Busto Arsizio të Italisë.

Ata do të jenë të shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së selektorit Musli Zymberi si dhe Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit. Me anë të një njoftimi për media bëhet e ditur se ekipit do t’i bashkohet boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë.

“Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Turneu kualifikues do të mbahet nga data 02-11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë. I urojmë fat dhe suksese ekipit tonë”, thuhet në njoftim e Federatës së Boksit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se udhëheqësi rus, Vladimir…