Boksierët në karatinë, por nuk i ndalin përgatitjet (Video)

20 mars 2020 | 13:28

Boksierët e Përfaqësueses së Kosovës janë të vendosur në karantinë pas rikthimit nga Londra, por kjo nuk i ka penguar ata që të vazhdojë përgatitjet për të mbajtur formën fizike.

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka bërë me dije se boksierët nuk janë lejuar të përgatiten në hapësirat jashtë konviktit, por ata kanë vazhduar brenda në konvikt.

“Sot në mëngjes ekipi i kombëtares së Kosovës në boks nisi të bëj stërvitjen e mëngjesit sa për të ruajtur formën në hapësirë para konviktit, por pas dy minutave policia na ndërprenë stërvitjet me urdhër të dikujt lart që se ceken dhe na mbyllen brenda në konvikt. Ekipi vazhdoj stërvitjen brenda në konviktit pa kushte elementare dhe hapësirë te mjaftueshme. Boksierë duhet stërvitur dhe të mbajnë formën dhe peshën për arsye se pas një muaji apo dy muaj do të vazhdoj kualifikimet për L.O.Tokyo 2020”, ka shkruar Demolli në profilin e vet në “Facebook”.

Gepostet von Latif Lato Demolli am Freitag, 20. März 2020

 

Gepostet von Latif Lato Demolli am Freitag, 20. März 2020

 

Gepostet von Latif Lato Demolli am Freitag, 20. März 2020

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdrin Mustafa ishte lojtari i parë shqiptar që doli pozitiv…