Boksieri Altin Zogaj viziton Konsullatën e Kosovës në Shtutgart

03 dhjetor 2021 | 14:22

Kampion i Gjermanisë në kategorinë gjysmë të rëndë deri në 79.3 kg Altin Zogaj, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart, ku është pritur nga përfaqësuesit e saj.

Zogaj ka falënderuar diplomatët e Kosovës për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e dhënë, si dhe shprehur interesimin për ndonjë organizim të përbashkët, ku mund të prezantoheshin vlerat sportive të sportistëve tanë për publikun e diasporës dhe miqtë gjermanë.

Njoftimi i plotë i Konsullatës së Përgjithshme në Shtutgart:

Për një vizitë urimi në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme në Stuttgart qëndroj kampioni i Gjermanisë në boks z. Altin Zogaj, i cili para tri jave ka fituar titullin. Kampioni u pritë nga drejtuesi i Konsullatës së Përgjithshme z. Imer Lladrovci, Konsulli Besnik Miftaraj, Konsullja Lumturie Lipoveci, zv. Konsulli Gramoz Berisha dhe asistentja Hanife Statovci. Drejtuesi z. Lladrovci dhe stafi tjetër përgëzuan kampionin z. Zogaj, i cili është ambasador i Kosovës dhe prezanton vlerën e shtetit.

Altin Zogaj falënderoj diplomatët kosovarë për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e dhënë si dhe shprehu interesimin për ndonjë organizim të përbashkët, ku mund të prezantoheshin vlerat sportive të sportistëve tanë për publikin e diasporës sonë dhe miqve gjerman. Gjithashtu shtoi që është nderë i veçantë me qëndruar në institucionin e Kosovës, i cili njihet për një punë të mirëfilltë në prezantimin e vlerave tona shtetërore.

Suksese kampion Altin Zogaj dhe vazhdo të na bësh krenarë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, Alec Baldwin ka pranuar se karriera e…