Boksierja Sadiku i bën thirrje Indisë t’ia mundësojë që ta përfaqësojë Kosovën në botëror

14 mars 2023 | 20:50

Boksieres kosovare, Donjeta Sadikut, i është mohuar e drejta që në Kampionatin Botëror të Boksit që do të mbahet në Indi, ta përfaqësoj Kosovën me simbolet e saj.

Pas këtij vendimi, Sadiku tha se i njëjti është në kundërshtim me rregullat e sportit, teksa i bëri thirrje Qeverisë së Indisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe ta lejojë të garojë për Kosovën me të gjitha të drejtat.

“Pavarësisht se vitin e kaluar kam fituar medalje Botërore dhe Evropiane sot përsëri po më mohohet e drejta që ta përfaqësojë shtetin tim me simbole shtetërore në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Indi. Me ketë video i bëjë thirrje Qeverisë së Indisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të më lejoj të garoj për Republikën e Kosovës me të gjitha të drejtat e mija”, është shprehur Sadiku.

Tutje, ajo tha se beson në fuqinë e sportit për t’i bashkuar njerëzit dhe për të promovuar paqe e mirëkuptim midis popujve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieres kosovare Donjeta Sadiku i është pamundësuar përfaqësimi i vendit…