Bombardohet një lagje në Kiev, një i vdekur dhe pesë të plagosur

18 mars 2022 | 09:54

Lagja Podil në Kiev ka rënë këtë mëngjes në shenjestrën e sulmeve ruse, ku janë goditur shumë banesa.

Gazetari “Top Channel”-it, Artur Bibe raporton nga vendi i ngjarjes se nga sulmi ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Po ashtu, 95 persona të tjerë janë evakuuar.

Dëmi material ka qenë kolosal, pasi janë goditur banesat dhe siç duket nga pamjet, çdo gjë ka mbetur e shkatërruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e 23-të të luftës, Ministria ukrainase e Mbrojtjes…