Ukraina: 14,200 ushtarë rusë të vrarë prej nisjes së luftës

18 mars 2022 | 09:48

Në ditën e 23-të të luftës, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se 14,200 ushtarë rusë janë vrarë prej shpërthimit të konfliktit.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia prezantojnë të dhëna të ndryshme për fitoret dhe humbjet e palës tjetër.

Rusia ka pretenduar më 3 mars, se 498 trupa të saj janë vrarë në luftime, mirëpo prej atëherë nuk ka përditësuar të dhënat.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe i të plagosurve mbi 14,000, raporton Rel.

Ukraina po ashtu ka pretenduar se ka shkatërruar 450 tanke ruse, 93 aeroplanë, 112 helikopterë dhe ka dëmtuar 43 sisteme kundërajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen…