Bombë para dyerve të burgut në Tetovë (Foto)

26 mars 2020 | 15:30

Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës paraditen e sotme.

Bomba e dorës, edhe pse ka pasur të hequr siguresën, nuk ka shpërthyer.

Një i punësuar në Burgun e Tetovës, pasi ka parkuar veturën e tij, ka vërejtur mjetin shpërthyes në afërsi të gomës së majtë të makinës së tij dhe ka informuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës.

Nga SPB-ja e Tetovës kanë thënë se pas inspektimit në vendin e ngjarjes, bomba e tipit “kashikara” nga ekipi për antiterrorizëm dhe ekipi për mbrojtje dhe shpëtim është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt, njofton “Alsat-M”.

Rasti është duke u zbardhur, kurse janë marrë edhe incizimet nga kamerat e sigurisë për rreth dhe po analizohen për gjetjen e autorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nën presionin e Shteteve…