Bora bllokon Brezovicën

16 dhjetor 2023 | 09:24

Pas reshjeve të mëdha të borës, qendra e skijimit në Brezovicë nuk është në gjendje aq të mirë.

Raportohet se sasia e borës që ka rënë atje është mbi një metër, ndërsa vetëm njëra anë e rrugës është pastruar, kurse parkingu është i bllokuar.

Po ashtu, u kanë rekomanduar komunitetit të skitarëve që të mos e vizitojnë sot Brezovicën.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shumë keq. Ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. Rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vijë sot në Brezovicë”, thuhet në postimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i…