Bora Zemani dhe Donald Veshaj e “djegin” në dasmën e Arbër Hajdarit (VIDEO)

02 tetor 2022 | 12:02

Arbër Hajdari i ka dhënë fund beqarisë! Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Vlerën në martesë.
Në dasmën madhështore të Hajdarit ka pasur të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit, ku mes tyre edhe çifti më i komentuar i momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Nga videot e publikuara, vihet re se aktori i humorit dhe moderatorja e njohur janë argëtuar pa fund në ceremoninë me shumë të ftuar VIP.

Në një moment, ata shihen duke kërcyer ndërsa janë të përqafuar me njëri-tjetrin. Sakaq, kujtojmë që disa çaste para dasmës, Arbëri i dedikoi disa fjalë prekëse partneres së tij. “E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefano Pioli pranon se fitorja e Milanit në kohën shtesë…