Bordi i AKP-së njoftohet me përgatitjen e N.Sh. Brezovica për sezonin dimëror

30 janar 2023 | 11:20

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar dhe ka marrë një numër vendimesh të rëndësishme.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve ka shqyrtuar raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake, raportin mujor për N.Sh. Brezovica nën administrim direkt lidhur me përgatitjet e N.Sh. Brezovica për sezonin dimëror si dhe u azhurnua lidhur me zhvillimet gjatë kësaj periudhe.

Bordi gjithashtu ka diskutuar për listën e aseteve për SHAL 62 dhe kërkoi që komunave t’u jepet kohë shtesë në shprehjen eventuale të interesit për shpronësim të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe aprovoi raportin e Komisionit të Banesave me rekomandime për tetë banesa pronë të ish-Nsh-ve.

Veç kësaj Bordi gjithashtu shqyrtoi rezultatet e çmimeve të ofertimit nga qiradhënia e aseteve (Likuidim) përmes shpalljes publike të datës 21/12/2022 për 36 asete.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi propozimet e Autoritetit të Likuidimit për raportet e shpërndarjes për kreditorë dhe aprovoi shpërndarjen për Ndërmarrjen PRN022 N.Sh. “Fabrika e Letrës, Ambalazhit dhe Kartuçit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka mundur të fitojë ndaj Romës me rezultatin 2-1…