Bordi mbikëqyrës i ‘Facebook’-ut ia vazhdon pezullimin Trumpit

05 maj 2021 | 15:32

Bordi Mbikëqyrës i “Facebook”-ut të mërkurën ia ka vazhduar pezullimin ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Vendimi i shumëpritur mund të jetë shenjë për atë se si do t’i trajtojë rrjeti i famshëm social në të ardhmen liderët botërorë që ia shkelin rregullat.

“Facebook”-u ia ka bllokuar qasjen Trumpit në “Facebook” dhe “Instagram” për afat të pacaktuar pas shqetësimeve për trazira shtesë me rastin e sulmit në Capitol më 6 janar të këtij viti nga përkrahësit e ish-presidentit, shkruan “Reuters”.

Në kohën kur ishte marrë vendimi për pezullim, shefi ekzekutiv i rrjetit të njohur kishte shkruar: “Rreziqet e lejimit të presidentit që ta vazhdojë përdorimin e shërbimit tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha”.

Më vonë, rrjeti e ka dërguar rastin në bordin e themeluar së fundi, në të cilin bëjnë pjesë akademikë, avokatë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, për të vendosur nëse pezullimi ndaj presidentit do të vazhdohet apo do t’i lejohet rikthimi.

Trumpi i është bllokuar përgjithmonë llogaria në “Twitter”, rrjet që e përdorte shpesh dhe ku kishte 88 milionë ndjekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në prag të…