Bordi Mbikëqyrës i kompanisë Meta lejon sloganin “Vdekje Khamenei-t” në Facebook

09 janar 2023 | 20:32

Opozita në Iran po mobilizon gjithnjë e më shumë rrjetet sociale në protestat që ajo po zhvillon kundër regjimit të Khamenei-t.

Kompania Meta , e cila kontrollon shërbimet e rrjeteve sociale të Facebook dhe Instagram dhe shërbimet e mesazheve Whatsapp dhe Messenger, po pozicionohet krah protestuesve.

Pikërisht në një postim në Facebook, Meta ka autorizuar publikimin e thirrjes “Vdekje Khamenei-t”.

Sipas Reuters, Bordi Mbikëqyrës i kompanisë Meta rrëzoi vendimin e kompanisë për të hequr një postim në Facebook të cilin përfshinte sloganin “Vdekje Khamenei-t”, duke afirmuar se nuk shkel një rregull që ndalon kërcënimet e dhunshme, sepse fraza shpesh përdoret në konotacionin “Poshtë Khamenei”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë gazetarë në Sudanin e Jugut janë arrestuar pasi filmuan…