Borea triumfoi ndaj Ponte Prizerenit

15 nëntor 2018 | 23:44

Skuadra e Boreas ka triumfuar në ballafaqim me Ponte Prizrenin në ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Karagaci” të Pejës.

Takimi që i ka takuar xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll ka përfunduar me shifrat 97:87 (24:15, 24:22, 24:21, 25:29).

Më të dalluarit në fitoren e ekipit pejan ishin Shpend Gashi me 33 pikë, 3 kërcime e 12 asistime, Beq Kovaqi me 18 pikë, 11 kërcime e 13 asistime, Patrick Wrencher Jr. me 18 pikë e 15 kërcime dhe Blend Batusha me 15 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Te Ponte Prizreni më efikasit ishin Elliott Cole me 28 pikë e 4 kërcime, Urim Zenelaj me 16 pikë e 15 kërcime dhe Brandon Scott me 15 pikë e 4 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Trepçës ka arritur fitore me rezultat 80:79 (20:16,17:20,21:19,22:24)…