Borelli bën thirrje për ‘pauza humanitare’ të menjëhershme në luftën në Gaza

19 nëntor 2023 | 13:29

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për “pauza të menjëhershme humanitare” në luftën në Gaza.

Ai ka thënë se “një tmerr nuk justifikon një tmerr tjetër” dhe përsëriti se “zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugëdalje”.

Borelli këto komente i kaq bërë kur ishte duke folur në një konferencë shtypi në Doha pranë kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, raporton “Al Jazeera”.

“Unë jam i vetëdijshëm se zgjidhja me dy shtete do të kërkojë një përpjekje të pabesueshme jo vetëm ekonomikisht por edhe një investim politik për të ndërtuar një shtet. Kjo është ajo ku Autoriteti Palestinez ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Palestinezët meritojnë dinjitet, Izraeli meriton siguri dhe të dy meritojnë të jetojnë në paqe dhe siguri në të njëjtën tokë”, ka thënë kryediplomati evropian.

Borelli gjithashtu ka vlerësuar përpjekjet e Katarit për të ndërmjetësuar luftën në Gaza, ndërsa ka shtruar se ky shtet është shfaqur si një ndërmjetës kritik jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në kriza të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e hënë) më 20 nëntor, shefi i NATO-s, Jens…