Borelli i kthen përgjigje Kurtit për planin pesëpikësh, ka disa kërkesa (dokument)
Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ia ka kthyer letrën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për 5 pikat e propozuara nga ai që të dilet nga kriza.
Por Borrelli ka thënë se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe ShBA-ja janë të qarta.
Pika e parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.
Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet opercionale përreth atyre komunave dhe kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet.
Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi t’i largojë elementet radikale.
Pika e tretë kërkohet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.
Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Borrelli ka kërkuar që të ndërmerren veprime për qetësimin e situatës në Veriun e Kosovës.


                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        