Borelli: Shtetet që duan të anëtarësohen në BE, të forcojnë institucionet e tyre demokratike

01 maj 2024 | 13:15

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell ka folur në lidhje me mundësistë e Ballkanin Perëndimor për ta lidhur të ardhmën e tyre me Bashkimin Evropian.

Këko deklarime kryediplamati i ka bërë në 20-vjetorin e asaj që njihet si zgjerimi më i madh i BE-së, kur u patën anëtarësuar 10 shtete.

“Njëzet vjet më parë, familja evropiane përqafoi dhjetë shtete të reja anëtare, një hap i guximshëm që ribashkoi më tej Evropën, pas dekadash ndarjesh pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte vala më e madhe e zgjerimit të BE-së. Ishte një ribashkim i një kontinenti që përpiqej për lirinë e të gjithë njerëzve, paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”.

“Megjithatë, puna jonë për ribashkimin e kontinentit nuk është e plotë. Ne e dinim atë përpara vitit 2022 dhe e dimë edhe më shumë sot, me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Vitet e kaluara miliona evropianë treguan vullnetin dhe shpresën e tyre për t’iu bashkuar projektit të BE-së”.

“BE-ja dhe kandidatët bashkëpunojnë për sigurinë dhe mbrojtjen, në mënyrë që të përballemi së bashku dhe më mirë me sfidat e shumta gjeopolitike. Nga shtetet e ardhshme anëtare kërkohet të forcojnë institucionet e tyre demokratike dhe të mbështesin të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”, është thënë në deklaratën e Borrellit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë…