Boris Johnson e krahason agresionin e Putinit me gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

24 shkurt 2022 | 22:31

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, ka barazuar aksionet ushtarake të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Ukrainë me veprimet gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë më 1999-ën.

Johnson këtë krahasim e ka bërë përgjatë një mbledhjeje në parlamentin britanik, duke thënë se i njëjti agresion është parë nga dy akterët diktatorial.

Videoja është shpërndarë në ‘Twitter’, nga gazetari turk Abdyl Vehab, në një transmetim direkt të BBC-së.

“Mendoj se një nga gjërat më fascinuese është fakti se si Putini është afër analogjisë të aksioneve të Sllobodan Millosheviqit. E njëjta pakuptimësi në raport me Kosovën dhe Beogradit dhe Kievit e Moskës”, ka deklaruar ai.

“Por, mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq përgjatë gjykimit”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit britanik.

Britania i ka vendosur sanksione Rusisë, bashkë me SHBA-të e cila parashihet të godasin fuqimisht ekonominë e shtetit rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Sejdiu Sulmi i sotëm i Rusisë ndaj Ukrainës nga…