Boris Johnson fiton rrethin e parë të zgjedhjeve për kreun e konservatorëve

13 qershor 2019 | 22:06

Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në votimin e parë për të zgjedhur udhëheqësin e Partisë Konservatore, i cili njëherësh do të jetë edhe kryeministri i ri i vendit.

Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43, dhe Michael Gove ishte i treti me 37 vota.

Shtatë kandidatë përparojnë në raundin tjetër të votimit javën e ardhshme.

Do të duhen edhe disa runde votimesh për të zgjedhur kreun e ri të partisë.

Johnson tha se ishte “i kënaqur që fitoi zgjedhjet e para, por ka një rrugë të gjatë përpara”.

Para vizitës së tij në fillim të qershorit në Londër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka thënë gazetës “The Sun” se e përkrahë kandidaturën e Boris Johnson, për kryeministër të Britanisë.

Votimet vijnë pasi, Theresa May, dha dorëheqje nga pozita e kreut të partisë, duke lënë të zbrazët edhe pozitën e kryeministres.

Ajo dështoi të marrë miratimin e parlamentit britanik, për marrëveshjen e daljes së vendit nga BE-ja, të cilët e kishte negociuar me Brukselin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për mediumin spanjoll…