Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

11 prill 2021 | 14:29

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip.

Sipas mediave të huaja, Johnson ka refuzuar që të shkojë në varrim pasi është informuar se do jenë të pranishëm vetëm 30 persona.  Një zëdhënës i Doëning Street, ka njoftuar se Jonson ka zgjedhur që të mos shkojë, në mënyrë që në vend të tij të jetë një anëtar i familjes

Zëdhënësi shpjegoi: “Kryeministri gjatë gjithë kohës ka dashur të veprojë në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore dhe kështu që të lejojë sa më shumë anëtarë të familjes nuk do të marrin pjesë në varrim të shtunën.”

Varrimi i Dukës së Edinburgut do të bëhet të shtunën e ardhshme në St George’s Chapel në Windsor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina franceze ka shpëtuar 84 persona që ishin në bordin…