Borrel: BE-ja dhe ShBA-ja janë të bashkuara për krizën në Ukrainë

27 janar 2022 | 11:34

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë qasje të njëjtë lidhur me zgjidhjen e krizës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre njoftoi Rusinë për refuzimin e kërkesave të tyre, Borrell i ka bërë thirrje Rusisë ta pranoj rrugën e diplomacisë për zgjidhjen e kësaj krize.

“Mirëpres përgjigjen e shkruar të sekretarit Blinken për propozimet e sigurisë së Rusisë. Rruga diplomatike është e vetmja zgjidhje afatgjatë për qytetarët e Ukrainës dhe qytetarët e Evropës. I bëj thirrje Rusisë që ta pranojë. BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në qasjen tonë të përbashkët”, ka shkruar në “Twitter”, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”,…