Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, prioritet i punës sime

10 dhjetor 2019 | 22:32

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar sot se përparësia kryesore e diplomacisë së tij do të jetë afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe arritja e një marrëveshjeje në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Prioriteti im do të jetë të punoj në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Borrell në një letër drejtuar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së.

Në një letër të publikuar përpara takimit të parë të Këshillit të BE-së, Borrell theksoi përparësitë e tij në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke bërë thirrje për unitet më të madh dhe një qasje gjithëpërfshirëse. Borrell përshkroi gjithashtu dy përparësi të qarta që i bëjnë çështjet e jashtme të BE-së më efikase dhe më strategjike: e para, në lidhje me shqetësimet e BE-së për fqinjët e saj të afërt dhe e dyta, në sferën e marrëdhënieve të BE-së me aktorët gjeostrategjikë në botë.

“Në radhë të parë, ne duhet të mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, ka theksuar Borrell në letrën e tij. /ATSH/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lukas Mandl, anëtar i Parlamentit Evropian. ka thënë se liberalizimi…