Borrelli: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

15 mars 2022 | 12:51

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politika të jashtme dhe ato të sigurisë, Josep Borrell, ka thënë në Tiranë se janë të shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por ka theksuar se “kjo nuk është asgjë e re”.

I pyetur për mundësinë e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor nga ndikimi i Rusisë te Serbia, Borrelli ka folur për këtë çështje, pa e përmendur Beogradin.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar nga ndërhyrja dhe influenca e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por kjo nuk është asgjë e re, asgjë e re. Por keqinformimi rus, ose dezinformimi rus është një fjalë që ne e përdorim sot për të folur për propagandën dhe për ato gënjeshtrat të cilat janë në formë sistematike – këto janë rritur, ne e shohim këtë gjë, e perceptojmë. P.sh. shpjegimi që i bëhet luftës, duke thënë që kjo është një mënyrë për ta mbrojtur popullin rus që kërcënohet nga gjenocidi i kriminelëve nazistë ukrainas sepse kështu është folur nga rusët. Është një mjet që po përdoret dhe duhej prerë ky mjet, duhej ta mbyllnim këtë dezinformim”, ka thënë ai.

Borrelli ka theksuar se ndikimi rus ndodhet në Ballkanin Perëndimor “në disa vende më shumë se në disa tjera”.

“Ne duhet që ta kuptojmë dhe të përballemi me influencën ruse kudo ku ajo ndodhet në Ballkanin Perëndimor, në disa vende më shumë se në disa tjera. Ne sigurisht jemi të ndërgjegjshëm që Ballkani Perëndimor do të jetë fushëbetejë për ide për të ardhmen, për rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar…