Borrelli pret intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-BE pas votimit të qeverisë Kurti

04 shkurt 2020 | 12:08

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell, ka përshëndetur zgjedhjen e qeverisë së re në Kosovë, duke thënë se mezi pret të intensifikojë diskutimet dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Kosovës.

Ai ka përsëritur detyrimin që kanë palët për dialogun e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës-Serbisë, duke nënvizuar nevojën e vazhdimit sa më të shpejtë të këtij procesi.

“Status-quoja aktuale është e padurueshme. Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka paralajmëruar Josep Borell përmes një deklarate.

Në këtë drejtim, ai ka kërkuar fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, të cilat, sipas tij janë në dobi të Kosovës.

Sfidat me të cilat përballet Kosova, sipas Borellit, “janë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë domethënës është edhe “potenciali i saj”.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën sa i përket agjendëës evropiane të reformave si dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë, përmirësimin e administratës publike dhe krijimin e vendeve të punës”, ka theksuar Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Popullsia e Turqisë arriti në 83.15 milionë në fund të…