Borrelli: Shkëmbimi territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është më opsion në tryezën e dialogut

24 nëntor 2020 | 13:26

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për punë të jashtme, Josep Borrell, ka folur për çështjen e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, duke vlerësuar se deri tani procesi është duke funksionuar.

Por sipas tij, në këtë rrugëtim, dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar është i vështirë dhe i ngarkuar me histori.

“Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është i vështirë, i ngarkuar me histori… Por, do të thosha, deri më tani po shkon mjaft mirë”.

“Dhe, siç thashë, ne duam të jemi ndërmjetës duke ditur që disa gjëra për ne janë të papranueshme si zgjidhje”, ka thënë Borrelli.

Ai ka pranuar se muaj më parë, në tryezën e dialogut pati ide për shkëmbimin territorial mes Kosovës e Serbisë.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një opsion”, është shprehur ai.

Borrelli për “Nezavisne”, ka përmendur që ka shtete anëtare të Bashkimit Evropian të cilat e kundërshtojnë fuqimisht idenë e shkëmbimit territorial.

“Por, në parim, ajo që duam është të jemi një ndërmjetës. Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol”, ka thënë Borrelli.

Duke folur për administratën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Borrelli ka thënë se Bashkimi Evropian pret një partneritet të fortë në të gjitha çështjet dhe jo një konkurs.

“Ne nuk po garojmë me Shtetet e Bashkuara në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.

“Nëse amerikanët janë atje për të ndihmuar, ne, natyrisht, do ta pranojmë ndihmën, por nuk do të konkurrojmë”, ka thënë Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen mbetet në qendër të vëmendjes…