Borrelli: Tensionet në veri të Kosovës treguan se është koha për të ecur përpara

18 gusht 2022 | 11:10

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për punët e jashtme është deklaruar për takimin e sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Borrelli ka thënë se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai po ashtu ka shtuar se pret që të dy udhëheqësit e dy vendeve të jenë të hapur për të gjetur gjuhë të përbashkët.

“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka shprehur…